Në Dubovë të Madhe të Pejës niveli i Drinit të Bardhë është rritur pas reshjeve të mbrëmshme.
Banori i këtij fshati, Gani Gashi, në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se nuk e mban në mend një rritje të tillë të Drinit që nga paslufta.
“Nuk e mbaj mend prej pasluftës që ka ndodhur kështu rritje e ujit, pritet ende të rritet nëse vazhdon kështu me këto të reshura”, ka thënë ai.