Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dal në terren pas vërshimeve të shiut në shumë komuna të vendit.
Krasniqi tha se janë duke përcjellur me vëmendje situatën dhe se është duke biseduar me kryetarët e komunave.
“Me vëmendje po përcjellim situatën me vërshime pas reshjeve të shumta të shiut. Me disa kryetarë të komunave kam biseduar lidhur me situatën aktuale, gjithashtu kam vizituar disa nga lokacionet të cilat kanë pësuar dëme si ura në Vranoc e cila lidh Pejën dhe Deçanin e cila është dëmtuar si pasojë e vërshimeve”, ka shkruar Krasniqi.
Gjatë ditës së sotme, sidomos në rajonin e Dukagjinit, reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të ketë vërshime, dalje të lumenjve nga shtrati dhe dëme materiale të shumta.