Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 Rihter ka tronditur Greqinë gjatë natës, rreth orës 01:00.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det në verilindje të ishullit të Kretës
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit ishte 43 km.
Lëkundja sizmike ka pasur kohëzgjatje dhe intensitet të gjatë, duke bërë që banorët e zonave në pjesët lindore të Kretës të largohen nga shtëpitë e tyre të frikësuar. Lëkundjet janë ndjerë edhe në ishujt e Cyclades, Turqi, madje edhe në Kajro të Egjiptit.
Njoftimi për cunami u hodh poshtë nga sizmologu grek, Efthimios Lekkas, i cili tha më pas se “nuk ka më asnjë mundësi për cunami në Greqi. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim”. /ABCnews