Reagimi i përbashkët i “Shvercerave” dhe “Ballistëve” pas pajtimit: Besa u dha në Prekaz

Reagimi i përbashkët i “Shvercerave” dhe “Ballistëve” pas pajtimit: Besa u dha në Prekaz

Në Prekazin legjendar të familjes Jashari, dy tifogrupet e mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Shvercerat” nga Shkupi dhe “Ballistët” nga Tetova u pajtuan përfundimisht mes vete.

Pajtimi u bë me ndërmjetësimin e humanistit Halil Kastrati, imamit Fatmir Latifaj dhe ish-kryetarit të Skënderajt, Bekim Jashari.

“Shvercerat” dhe “Ballistët” tashmë kanë dalur me një reagim të përbashkët në rrjetin social “Facebook”.

Reagimi i plotë:

BESA U DHA NË PREKAZ
Nuk do të mundet askush ta thyej atë, nuk do të guxoj askush të jetë përçarës dhe nuk do të lejohet asnjëherë të shkelet betimi i dhënë para familjes më heroike shqiptare, siç është familja e komandantit legjendar ADEM JASHARI!
Në prani të Bekim Hamëz Jasharit dhe nismëtarët e kësaj iniciative Hoxhë Halil Kastrati dhe Hoxhë Fatmir Latifi, u vendos nga të gjithë ne që mes dy tifozërive të mos ketë kurrë një armiqësi!
KUJDES!!!
Të gjithë individët, adoleshentët dhe personat e infiltruar politik nuk do të meren parasysh me qëndrimet e tyre!
Kombi do të jetë para nesh, kurse ne së bashku do ti ndjekim idealet e të parëve tanë!
SHQIPËRI ETNIKE!“.

Related Articles