Dy persona janë vrarë pasi raketat goditën qarkun turk Karkamis, pranë kufirit me Sirinë, sipas raporteve të mediave turke dhe një guvernatori rajonal.
Siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, pesë raketa thuhet se janë lëshuar të hënën, njëra prej tyre ka goditur një shkollë, duke lënë gjashtë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Luftëtarët kurdë dyshohen se kanë lëshuar raketa nga Siria veriore, pasi forcat ajrore turke kryen sulme ajrore mbi pozicionet e mbajtura nga “Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd”, ose YPG, të dielën.
Turqia akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) se qëndron pas një shpërthimi në Stamboll që vrau 6 persona më 13 nëntor dhe e konsideron YPG-në degë të PKK-së në Siri.
Megjithatë, PKK ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e Stambollit.