Cisse: Beteja jonë është të tregojmë se shekulli i 21-të i përket futbollit afrikan

Cisse: Beteja jonë është të tregojmë se shekulli i 21-të i përket futbollit afrikan

Aliou Cisse, trajneri i Kombëtares së Senegalit, do të përballet sot kundër Holandës në Botërorin e tij të tretë, të dytin radhazi. 

Trajneri senegalez, ka dhënë një intervistë për gazetën Volkskrant (media holandeze). Ai ishte plot lëvdata për futbollin holandez përpara se të përballej duke njohur cilësinë e futbollit në Holandë.

“Klubet janë profesionalizuar. Kemi qendra stërvitore për lojtarë dhe trajnerë. Ka infrastrukturë. Punojmë sipas një vizioni”, tha fillimisht Cisse për Senegalin.

“Organizimi ynë më i mirë ka çuar në rezultate më të mira, që do të thotë se pritshmëritë janë më të larta.Kudo që shkoj e kuptoj që ëndrra fitorja e Kupës së Kombeve të Afrikës më në fund u bë realitet”.

Senegali fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në fillim të këtij viti, duke mundur Egjiptin. “Për shkak të atij rezultati, pritshmëritë për Kupën e Botës janë përsëri më të larta.”

Çfarë pritshmërish keni në këtë Botëror?

“Në shekullin e 20-të, futbolli i përkiste brazilianëve. Beteja jonë është të tregojmë se shekulli i 21-të i përket futbollit afrikan. Se ne jemi mjaftueshëm të aftë për të fituar garat dhe për të trajnuar trajnerët më të mirë. Pra, konkurrenca është më e rëndësishme se ngjyra e lëkurës apo origjina. Në Kupën e fundit të Kombeve Afrikane, njëmbëdhjetë nga 24 trajnerët kombëtarë ishin afrikanë. Kështu që unë mendoj: vazhdo, ky është një zhvillim”, përfundoi ai.

Related Articles