Karim Benzema u përjashtua nga Kupa e Botës në Katar për shkak të një dëmtimi dhe u bë fituesi i parë aktiv i Topit të Artë që humbi Kupën e Botës që nga Allan Simonsen në 1978.
Edhe pse pak në botë mund të jenë të lumtur që zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë humbet Kupën e Botës, disa besojnë se largimi i tij është në fakt një lajm i mirë për kombëtaren franceze për shkak të atmosferës në dhomat e zhveshjes pasi ka lojtarë që janë të kënaqur që Benzema është larguar nga Katari.
Diego Lugano, ish futbollisti mendon se atmosfera tani tek Franca mund të jetë më e mirë.
“Jam i sigurt, sepse kam qenë bashkëlojtar me disa prej tyre, se ka lojtarë francezë që janë shumë të lumtur për largimin e Benzemas”, tha ish-kapiteni i Uruguait, Diego Lugano, i cili kaloi një sezon e gjysmë në PSG nga 2011 deri në 2013.
“Kjo nuk mund të ndodhë kurrë në Uruguai, Brazil apo Argjentinë. Kjo varet shumë nga mënyra e përbërjes së ekipit dhe vëmendja e trajnerit për profilin e lojtarëve, jo vetëm teknikisht, por edhe në aspektin e karakterit”, shtoi Lugano. në një intervistë për ESPN Brazil.