46 viktima dhe mbi 700 të lënduar nga tërmeti në Indonezi

46 viktima dhe mbi 700 të lënduar nga tërmeti në Indonezi

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 janë plagosur pas tërmetit që goditi sot ishullin indonezian Java.

Dyqanet , një spital dhe një shkollë në qytet kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti, sipas shtypit lokal. Mediat publikuan foto të disa objekteve në Siangur, çatitë e të cilave janë shembur, shkruan Reuters.

“Ne po u kërkojmë njerëzve të qëndrojnë jashtë ndërtesave për momentin pasi mund të ketë pasgoditje”, tha drejtori i agjencisë meteorologjike të Indonezisë, Dvikorita Karnawati.

Indonezia, një arkipelag i madh prej më shumë se 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit”.

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi të paktën 25 viktima dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor.

Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm dhe cunami në Oqeanin Indian shkaktuan rreth 230.000 viktima në shumë vende, shumica e tyre në Indonezi.

Related Articles