Stadiumi “Demush Mavraj” në Istog është përmbytur nga uji. Kjo për shkak të reshjeve të shumta të shiut gjatë këtyre dy ditëve.
E pikërisht në këtë stadium ishte parashikuar të zhvillohet ndeshja ndërmjet Phoenix -Banjë dhe Ballkanit në kuadër të 1/16 e finales në Kupen e Kosovës në futboll.
Megjithatë, për shkak të kushteve jo të favorshme, kjo sfidë nuk do të luhet në “Demush Mavraj”.
Takimi i ditës së enjte mes Phoenix -Banjë dhe Ballkanit do të zhvillohet në Vitomericë të Pejës nga ora 12:00,