Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar nga Brukseli pasi nuk arrit u asnjë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai tha se “nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merren vetëm me çështje të targave”.
Megjithatë, ai iu shmang pyetjeve të gazetarëve.
Një gazetare në Bruksel e pyeti shefin e qeverisë pikërisht për një deklaratë të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pasi ai e kritikoi Kosovën duke e pikëtuar atë si një palë dekonstruktive në tavolinë.
“Faleminderit shumë. Më duhet të shkoj në aeroport”, iu përgjigj Kurti, teksa u largua.
Mes tjerash, ai shprehi keqardhje për Borrellin sa i përket propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai hoqi dorë prej një plani të tillë.