Kryediplomati italian nesër zbarkon në Prishtinë, e pret ministrja Gërvalla

Kryediplomati italian nesër zbarkon në Prishtinë, e pret ministrja Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpret nesër në Kosovë, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Ajo do ta presë atë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 15:00.

Sipas MPJD-së, dy ministrat do të zhvillojnë takime bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do mbajnë edhe konferencë për media.

Konferenca do të zhvillohet në ora 16:15 në ministrinë e Jashtme.

Related Articles