Gazetari Milaim Zeka ka thënë se marrëveshja për targat është pranuar nga Kurti por e ka refuzuar Vuçiqi.
Ai në Facebook ka shkruar se një diplomat i lartë i BE-së i ka thënë se marrëveshja është pranuar nga Kurti por është prishur në fund nga Vuçiqi, i cili ka kërkuar që të futet edhe Asociacioni, që është kundërshtuar nga Kurti.
Zeka thotë se Kurti ka rënë në kurthin serb, duke i konsideruar targat më të rëndësishme se marrëveshjen finale.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti e ka pranuar marreveshjen per targa, Vuqiçi e refuzoi
Pas nje takimi teper te gjate sot ne Bruksel, ku u takuan Kurti dhe Vuqiçi, ne fakt ishte arritur marreveshja, mirepo ajo u prish ne fund nga ana e presidentit te Serbise.
Nje diplomat i larte i Bashkimit Europian me tha sot se ”marreveshjen per targa e pranoi Kryeministri i Kosoves, mire Aleksander Vuqiç kishte kerkuar qe ne njeren prej pikave te perfshihej “Zajednica” serbe”! Kete e kishte kundershtuar ne menyre kategorike Albin Kurti.
Deklarata e Mimoza Kusarit se “çeshtja e targave do te zgjidhej brenda oreve” ishte bazuar pikerisht ne gatishmerine e Kurtit per pranim, dhe dorezim.
Nuk vonoi shume dhe presidenti serb u shfaq nga Brukseli duke lozur shah, qe nenkuptonte se ai po bente lojera ne dialog, dhe asgje tjeter!
Albini me nje fjale ka rene ne kurthin serb, duke i konsideruar tabelat shume me te rendesishme se sa marreveshjen finale…!!!