Ish-komandanti i UÇK-së përkrah Kurtin, e sugjeron ta pezullojë dialogun

Ish-komandanti i UÇK-së përkrah Kurtin, e sugjeron ta pezullojë dialogun

Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, përpos që ka bërë një analizë sa i përket bisedimeve të dështuara të hënën mes Kosovës dhe Serbisë, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti.

Remi shprehet se po duket që diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, po e shtynë situatën, përmes propozimeve të tyre, që ta nxjerrin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si personin paqësor, ndërsa kryeministrin Albin Kurti, si person që kërkon “bela”.

“Propozimi per ndalimin e regjistrimeve te reja, per Serbine, dhe ndalimin e gjobave per Kosoven, eshte krejtesisht jo i ballancuar. Çka do te behet me ato targa qe jane ne qarkullim? Nese nje zgjidhje do te ishte propozuar edhe ne kete drejtim, dhe Kurti ta kishte refuzuar, do te ishte ndryshe dhe do te mund te akuzohej per destabilitet, siç po akuzohet sot me tere “artilerine” evropiane”, shkroi ai në Facebook.

Madje, ish-deputeti i PDK-së këshilli Kurtin që ta pezullojë dialogun derisa BE-ja ta ketë një qasje serioze.

Ai sugjeroi që edhe një zyrtar amerikan të përfshihet brenda dialogut.

“Kurti nuk mund ta ndryshoje politiken e jashtme evropiane dhe ministrin e jashtem te BE-s, spanjollin Borrel. Por, ne shenje proteste te padrejtesise dhe disballancit qe po behet, Kurti do te duhej te pezulloje dialogun, derisa evropianet te kene nje çasje serioze dhe te vendoset nje ndermjetesues aktiv amerikan, brenda dialogut”, shtoi Mustafa në Facebook.

Related Articles