“Kjo le të jetë hera e fundit” – debat i fortë mes Gashit dhe Sylës

“Kjo le të jetë hera e fundit” – debat i fortë mes Gashit dhe Sylës

Publicisti Shkëlzen Gashi dhe gazetari, Valon Syla kanë zhvilluar një debat mes vete sa i përket bisedimeve të dështuara mes Kosovës dhe Serbisë, të hënën në Bruksel.

Ishte Gashi i cili tregoi se opozita duhet t’ia përforcojë pozitën kryeministrit Albin Kurti në dialog.

“Sot opozita duhet t’ia përforcojë pozicionin kryeministrit Albin Kurti. PSe lëshove pe Albin Kurti, pse the që  ke me pranu që mos me pasë dënime, por me vazhdu me pas qortime. Mos lësho pe kryeministër. Kjo duhet me qenë qasja jonë. Tash mundet me na ardhë një marrëveshje me pasë asociacionin brenda me kompetenca të forta ekzekutive edhe s’ka me pasë njohje. A duhet me pranu këto, çka thotë opozita?”, pyeti Gashi, i cili më pas mori një përgjigje nga këndi i Sylës.

“Nëse ju e pranoni..”, i tha Syla atij në Pressing të T7.

“Ju, unë jam një qytetar që s’kam lidhje me pushtetin, mos e portretizo veten te unë. Kjo le të jetë hera e fundit që e bën se nuk është e saktë”, iu kundërpërgjigj Gashi Sylës.

Related Articles