Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profiline tij në Facebook i ka reaguar kryeministrit Kurti, ku i ka kërkuar që ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke, shkruan Gazeta Enigma.
”I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje ai ka ka bërë thirrje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës që ta thërras një seancë të jashtëzakonshme.
”I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar”, tha ai.
Ndërsa presidentes së vendit i ka kërkuar të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës së ngërçit të krijuar.
”Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”. ka shkruar Haradinaj.
”I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!”, thuhet në postimine tij.