Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtet-ndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Ajo u shpreh se Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë.
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat e jo t’i cenojë ato.
“Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë. Situata është shumë serioze”, shkroi ajo në Facebook, teksa pati disa pyetje edhe për shefin e qeverisë.
“Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, pyeti ish-ambasadorja e Kosovës në Washington.