Abazi i LVV-së sërish kundër Qeverisë Kurti: Shtyjeni vendimin për targa

Abazi i LVV-së sërish kundër Qeverisë Kurti: Shtyjeni vendimin për targa

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, si jo rrallë, sërish ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.

Ai thotë se ka ardhur koha për të menduar me kokë të ftohët, qetësisht dhe pa emocione, pa presion dhe përtej vijave partiake.

Sipas tij, Serbia ka pasur për qëllim “që të problematizojë targat dhe këtë objektiv e ka përcjellë sot”.

“Si rezultat i mos-shtyerjes parimore të afatit për targat për 10 muaj, Serbia ka arritur që nëpërmjet targave: të sabotojë procesin Gjermano- Françez, të vonojë procesin e ratifikimit të marrëveshjeve në procesin e Berlinit, të mos mbetet target i presionit nga SHBA dhe BE për mosvënien e sanksioneve Rusisë”, shkroi Abazi në Facebook.

Gjithashtu, ligjvënësi i pushtetit që në disa raste ka dalë kundër subjektit të tij politik, thotë se Serbia Serbia ka përfituar nga rasti duke kornizuar Kosovën si kokëfortë, kornizë kjo e përgatitur me muaj të tërë.

“Rrjedhimisht, marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar! Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale”, shtoi ai.

Related Articles