Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se me largimin e serbëve nga institucionet “Veriu ka ikë”.
Sipas tij, “ka edhe një ndarje fizike”, e për këtë e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“De facto Veriu ka ikë me largimin e serbëve nga institucionet”, ka thënë Kastrati në dPt të Fidani në “T7”.
Ai ka thënë se Kurti është dashur të pranojë kërkesën amerikane për ta shtyrë vendimin për targat për 10 muaj.
“Shkuarja e tij në Bruksel është edhe një lloj akti tradhtie, pasi SHBA-ja ka kërkuar të shtyhet venidmi e ky shkon takohet me Vuçiqin flet për targat”, ka thënë deputeti i PDK-së.
Ai po ashtu ka thënë se “i beson 1 milion herë më shumë SHBA-së sesa Albin Kurtit”. Po ashtu ka deklaruar se “Kosova i ka kapacitet e kufizuara”, për këtë thotë se këto kufizime mbulohen duke ndërtuar aleanca.