“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër transparent”

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër transparent”

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me vendimin e fundit për targa.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ajo ka shkruar se paqja dhe siguria duhet të jenë prioritet në këto rrethana politike në të cilën gjendet vendi ynë.

Sipas saj, sado e rëndësishme të jetë çështja e targave, është e pakrahasueshme me maturinë që duhet të tregoj qeveria karshi jo vetëm aleatëve tanë, por edhe frymën paqësore që duhet ta ruaj.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër që në radhë të parë është  transparent, dhe i informon ata se kah po shkon procesi i dialogut. Së dyti, kryeministri duhet të negocioj në emrin tonë, duke e pasur parasysh gjithë historinë tonë të dhimbshme në të cilën kemi kaluar si popull, nga ku i kemi krijuar aleancat strategjike që i kemi sot. Këto aleanca nuk janë të mirëqena, nuk janë të garantuara. Ato duhen ruajtur dhe mirëmbajtur, duke ndërtuar raporte bashkëpunimi me aleatët tanë, ShBA e BE”, ka shkruar ajo.

Related Articles