Çitaku ironizon me Qeverinë: Sukses se jo mahi

Çitaku ironizon me Qeverinë: Sukses se jo mahi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se ”nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjencë për targa.

”Sukses se jo mahi“, ka ironizuar Çitaku përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka kritikuar Qeverinë që e ka degraduar procesin e dialogut.

”Degradim total i procesit”, ka thënë ajo.

Gjatë ditës së hënë kanë dështuar bisedimet në Bruksel për çështjen e targave.

Por me kërkesë të SHBA-ve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shtyrë për 48 orë fazën e dytë të vendimit që përfshin gjobitjen e qytetarëve që nuk i kanë targat RKS.

Related Articles