Mesazhi lamtumirës i Ronaldos pas largimit nga Unitedi

Mesazhi lamtumirës i Ronaldos pas largimit nga Unitedi

Cristiano Ronaldo ka dhënë një mesazh lamtumirës për tifozët e Manchester Unitedit, pak minuta pasi klubi anglez njoftoi se portugezi i është shkëputur kontrata me marrëveshje të dyanshme.

“E dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndihem që është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Unitedit të gjitha të mirat”, ka thënë Ronaldo.

Largimi i CR7 erdhi pas intervistës së bujshme të superyllit portugez, ku ai kritikoi hapur klubin dhe drejtuesit e tij. Është pritur që Ronaldo të largohet nga Manchester Unitedi, por jo para Botërorit.

Manchester Unitedi ka falënderuar Ronaldon për kontributin shumë të madh. Në dy periudha në “Old Trafford”, Ronaldo ka shënuar 145 gola në 346 paraqitje.

Related Articles