Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situatë në veri të Kosovës “është keq dhe drejt eskalimit”.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjendet një zgjidhje për krizën në veri të vendit.
Sipas Haradinajt, zgjidhja më e mirë për situatën në komunat veriore do të kishte qenë “pranimi i kërkesës amerikane në kohë”.
“Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer. Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka thënë Haradinaj.