Bytyqi ka një pyetje për Kurtin: Kur është boll për ty?

Bytyqi ka një pyetje për Kurtin: Kur është boll për ty?

Lidhur me vendimin e sotëm të Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët e gjyqtarët në vend ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sundimi i rendit dhe ligjit nuk forcohet duke ua ulur pagat këtyre të fundit.

Ajo vendimin e Qeverisë e ka quajtur skandaloz.

Postimi i saj i plotë:

Kështu forcohet sundimi i rendit dhe ligjit i proklamuar nga Qeveria Kurti, duke ua ulur pagat prokurorëve e gjyqtarëve e kësisoj duke ua fyer integritetin e dinjitetin e tyre.

Bravo kryeministër!  Edhe një tjetër vendim skandaloz, një vendim që e shkatërron plotësisht sistemin e drejtësisë.

Kur është boll për ty?

Related Articles