Osmani takohet me ambasadorin britanik

Osmani takohet me ambasadorin britanik
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Abbott ka deklaruar se ka pasur një diskutim pozitiv me presidenten Osmani për raportet bilaterale dhe regjionale.

“Zgjidhja e problemeve aktuale është esenciale për Kosovën që të arrijë qëllimet e saja afatgjate”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Kujtojmë se pas zhvillimeve të fundit në vend, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është në takim në Bruksel me përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq, për të diksutuar për hapat e mëtutjeshëm. 

Related Articles