Oda e Avokatëve të Kosovës, ka reaguar rreth uljes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke shqetësimin në lidhje me këtë vendim të ri të qeverisë.
Nëpërmjet një komunikate për media, nga OAK shtohet se, pushteti ekzekutiv duhet të mbështes pa kushtimisht sistemin e drejtësisë pa dallim dhe se, veçanërisht të krijojë politika që ky sistem të ketë pavarësi financiare.
o ashtu në komunikatë thuhet se, zbritja e pagave nënkupton kthim prapa, derisa do të shtohet rreziku i rënies së të interesuarve.
Komunikata e plotë:
Reagim i OAK-së, lidhur me zbritjen e pagave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
23.11.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës si organizatë e pavarur profesionale e avokatëve, pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke pasur qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe duke mbështetur procesin e reformave ligjore, shprehë shqetësimin e saj, për zbritjen e pagave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Pushteti Ekzekutiv, duhet të mbështes pa kushtimisht sistemin e drejtësisë pa dallim, e veçanërisht të krijoj politika që ky sistem të ketë pavarësi financiare.
Duhet theksuar se zbritja e pagave për Gjyqtarë dhe Prokuror nënkupton kthim prapa, derisa do të shtohet rreziku i rënies së të interesuarve për të punuar në këto pozita, që nënkupton se pasojat e tilla do të bien në kurriz të qytetarit, sepse mund të ketë rënie edhe të efikasitetit dhe vullnetit e përkushtimit në punë.
Është detyrim i Shtetit që të ofroj garanci për krijimin e kushteve ligjore dhe financiare për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe në të mirë të të drejtave të qytetarëve.
Oda e Avokatëve të Kosovës, bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta trajtoj me seriozitet këtë çështje, pasi që paga është e drejtë themelore e secilit individ dhe e cila duhet të jetë e përputhshme me përgjegjësitë e secilit, ashtu që Gjyqtarët dhe Prokurorët meritojnë të kenë paga të dinjitetshme.