Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.
Osmani përmes një cicërime në Twitter tha se mbështetja e ShBA’së në procesin e dialogut është e domosdoshme.
Por, Osmani nuk e përmendi fare shefin e Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell, ku ditë më parë e akuzoi për anshmëri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje, presidentja Osmani tha se Kosova është mirënjohëse ndaj ShBA’së.
“Dua të falënderoj @USAmbKosovo Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse.