Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Bislimi tha se sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia do të pushojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së vendosuri gjoba
Në një lidhje direkte në televizionin publik të Kosovës, Bislimi tha se tani pritet që të ftohen liderët për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve.