Osmani u drejtohet ushtarëve amerikanë: Lidhja jonë është më e fortë se kurrë

Osmani u drejtohet ushtarëve amerikanë: Lidhja jonë është më e fortë se kurrë
Në Ditën e Falënderimeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka darkuar së bashku me ushtarët amerikanë.

Në një postim në Twitter, Osmani ka publikuar disa nga momentet me ushtarët amerikan dhe është shprehur se populli i Kosovës iu është mirënjohës.

“Në kampin Bondsteel, ne u bashkuam me ushtarët amerikanë për një drekë speciale për Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh ndër vite.”, ka shkruar Osmani.

Presidentja shkrimin e përfundoi duke thënë se lidhja me SHBA është më e fortë se kurrë.

Postimi i plotë:

Related Articles