Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi tha se është mirë që është rritur një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, pasi sipas tij, është shmangur një eskalim.
Krasniqi tha se nëse do të fillonte faza e gjobave atëherë ka pasur potencial për një përshkallëzim me dhunë.
“Potenciali i eskalimit ka qenë I madh. Shqetësimi ynë dhe I ndërkombëtarëve ka qenë për faktin që është paralajmëruar dhe ka pasur përgatitje për një potencial për rebelimin të potencialit të përshkallëzimit me dhunë nëse do të fillonte faza e gjobitjes”, tha Krasnii në Pressing.
Sipas tij, pasi ky përshkallëzim është shmangur, atëherë lajmi për ujdinë është I mirë.
“Andaj fokusi i të gjithëve ka qenë që kjo të shmanget, dhe kjo është shmangur dhe është lajm i mirë. Ne tham edhe sot që ne e kemi mirëprit që është arrit një dakordim i tillë, por pse ka ardhë puna deri këtu ka qenë totalisht e panevojshme”.