U dhunua gjatë një vizite te motra, arrestohet i dyshuari në Viti

U dhunua gjatë një vizite te motra, arrestohet i dyshuari në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në tetor në qytetin e Vitisë.

Viktima femër (e mitur) ka raportuar në polici rastin e dhunimit që i kishte ndodhur gjatë tetorit derisa kishte qenë për vizitë te motra e saj, ndërsa lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari.

“Viti tetor-2022-NN. Në lidhje me rastin është raportuar se më datë 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Related Articles