Mëngjesin e së premtes Kosova është tronditur nga një rast i rëndë. Një burrë 70 vjeçar po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare.
Viktima Sadije Miftari-Godeni arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania”, ndërsa dorasi është Izet Godeni.
Rasti e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa kanë shtuar se dorasi është vetdorëzuar.
Fqinjë të lagjes i kanë thënë Insajderi se janë tronditur me lajmin, dhe se nuk njiheshin për probleme.
“Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë”, i ka thënë njëri nga ta.