Burri vrau gruan e tij me sëpatë, Krasniqi: Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale

Burri vrau gruan e tij me sëpatë, Krasniqi: Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale

Lideri Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me vrasjen e sotme në Prishtinë, ku burri vrau me sëpatë gruan e tij.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje.

Sipas tij ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit, për të cilin duhet të reagohet urgjentisht.

“Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht”.

“Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tone”, ka shkruar ai.

Related Articles