Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, këtë të marte do t’a vizitojë Kosovën, ku do të pritet në takim nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj, raporton Gazeta Enigma.

Takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Kjo është bërë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë.

Related Articles