India shënoi rekord të ri të viktimave me 4329 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 263 mijë raste të reja me COVID-19.
India është vetëm shteti i dytë në botë që e tejkaloi shifrën prej mbi 25 milionë të prekurve, pas Shteteve të Bashkuara.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 25 milionë e 230 mijë, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave është 278.719.
Megjithatë, ekspertët shëndetësorë besojnë se gjendja e vërtetë është shumë më e rëndë sesa ajo që e paraqesin shifrat zyrtare, sepse numrat mund të jenë deri në dhjetë herë më të lartë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, autoritetet rajonale në Indi i kanë rikthyer masat e rrepta kufizuese pas tubimeve e festivaleve masive, të cilat, bashkë me variantet më ngjitëse të virusit, fajësohen për përkeqësimin e situatës.