Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, bashkë me anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi i është bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila fillon sot dhe vazhdon deri në shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor.
Sipas tij, dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave, vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në mbarë botën, jo vetëm në Kosovë.
“Diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi i të drejtave të tyre është i dukshëm në çdo pore të shoqërisë, me gjithë përpjekjet për ta avancuar rolin dhe pozitën e gruas”.
“Gratë dhe vajzat meritojnë trajtim dhe mundësi të barabarta. Të përkushtohemi çdo ditë, nga secili pozicion, që ta bëjmë këtë të mundur”.