Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që e hëna e 28 nëntorit do të jetë pushim.
Kjo është bërë e ditur përmes vendimit që e ka marrë kjo ministri.
“Duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-064 për Festat Zyrtarë në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 20 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftim.