Policia e Kosovës gjatë kontrolleve rutinore ka njoftuar se ka shqiptuar 796 gjoba për personat që nuk respektuan masat anti COVID-19, derisa u shqiptuan 1113 tiketa trafiku të tjera, raporton Gazeta Enigma.
Sa i përket numrit të aksidenteve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.
Derisa, Policia e Kosovës ka arrestuar 36 personad dhe 27 janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme IKSHPK-ja ka publikuar bilancin për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se ka rënë numri i rasteve të reja, por numri i shqiptimit të tiketave nuk ka rënë tek statistikat e Policisë.