Arrestohet hoxha pasi dyshohet se dhunoi një vajzë nga Fushë Kosova

Arrestohet hoxha pasi dyshohet se dhunoi një vajzë nga Fushë Kosova

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një hoxhë në këtë qytet, ku viktima ka shkuar bashkë me nënën e saj për ndihmë te hoxha.

Siç mësohet hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arrestuar hoxhën. 

Related Articles