Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Polonisë dhe Arabisë Saudite, në kuadër të Kupës së Botës.
Rezultati aktual është 1-0
Golin për polakët e shënoi Zielinski, në minutën e 39’, pas një asistimi nga Robert Lewandowski.
Menjëherë pas këtij goli Arabia Saudite e pati një rast tejet të volitshëm, mirëpo Dawsari nuk arriti të shënojë nga penalltia për ta barazuar rezultatin.
Si përfundim, pjesa e parë u mbyll 1-0 për polakët që shkojnë më të relaksuar në pushimin në mes të pjesëve.