Kameruni me rikthim sensacional ndaj Serbisë, nga 1-3 në 3-3

Kameruni me rikthim sensacional ndaj Serbisë, nga 1-3 në 3-3

Përfaqësuesja e Kamerunit ka arkëtuar pikën e parë në Kupën e Botës “Katari 2022”. Të hënën, Kameruni ka luajtur baras ndaj Serbisë, në ndeshjen e Grupit G. Dueli i luajtur në “Al Janoub Stadium” është mbyllur me shifrat 3:3. Për Kamerunin, kjo është pika e parë në fazën e grupeve pas humbjes 1:0 në duelin e parë nga Zvicra. Në anën tjetër, edhe Serbia ka vetëm një pikë pasi pësoi nga Brazili.

Kameruni ishte dukshëm më i mirë se Serbia, por që nuk arriti ta fitojë ndeshjen.

Kaloi në epërsi në minutën e 29-të me anë të mbrojtësit Jean-Charles Castelletto. Pas golit të shënuar, Kameruni pësoi tre gola brenda një periudhë të shkurtër. Dy i pranoi në kohën shtesë të pjesës së parë, ku shënuan Strahinja Pavloviq e Sergej Milinkoviq-Saviq për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2:1. Me të filluar pjesa e dytë, Serbia ngriti epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviqit (53’), por Kameruni u kundërpërgjigj shpejtë.

Shënoi dy gola brena dy minutave për të mos lejuar edhe humbjen e dytë në Botëror. Fillimisht, rezervisti Vincent Aboubakar që shënoi një gol fantastik në minutën e 64-të, duke parabolluar portierin kundërshtar. Dy minuta më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, Aboubabar asistoi për sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting që realizoi nga afërsia për rezultatin final.

Related Articles