Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është lajmëruar nga Haga përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Në mbishkrimin e saj, Balla ka shkruar se për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, ka shkuar për t’i vizituar çlirimtarët e Kosovës.
“Hagë. Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë te çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në Hagë, nën akuzat për krime lufte.