Kërkohet paraburgim për shtatë personat e arrestuar për drogë në Lipjan

Kërkohet paraburgim për shtatë personat e arrestuar për drogë në Lipjan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur se prokuroria kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Speciale kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale ‘Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, ka thënë Lutfiu. 

Related Articles