Ka vazhduar debati në Kuvendin e Kosovës për gjendjen e krijuar të sigurisë në vend, sidomos në veriun e vendit.
Kurti në një kundërpërgjigje ndaj shefit të GP të LDK Arben Gashi dhe atij të PDK Abelard Tahiri, ka thënë se gjendja nuk është siç e kanë paraqitur që të dy në veri, por është krejt ndryshe.
Ka thënë se dialogun me Serbinë ende nuk e ka prioritet, por ka kërkuar marrëveshje me Serbinë të obligueshme ndërkombëtarisht dhe ligjërisht
Kur ka folur për numrin e policëve në Veriun e Kosovës, Kurti ka thënë se deputeti i PDK po flet palidhje.
“ Pajtona me z Hoxhaj ( Enverin) se seanca të tillë duhet të jenë të mbyllura, kur ki deputet si Abelard Tahiri që flet palidhje”, tha Kurti.