Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka marrë dy vendime lidhur me zgjedhjet për Kuvende Komunale në veri, që pritet të mbahen më 25 dhjetor.
Sipas njoftimit, KQZ-ja ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë”, thuhet në komunikatën për media.
Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna, sipas tabelës në vazhdim:
KQZ-ja gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut.