Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme, ku një 35 vjeçare shtatzëne dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, sipas tij kjo që ndodhi sot do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.
Sipas tij, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.
“Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance). Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata. Keshtu mendoj une”, ka shkruar Berisha.