Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike.
Haxhiu tha se nesër në orën 8:30 mblidhet grupi i ngushtë ndërministror për raportim për së afërmi me secilin veprim institucional për rastin.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se këto raste i bëjnë të kuptojnë që kanë shumë punë për të bërë.
“Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, ka shkruar ajo.