Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në Shqipëri.
Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.
Në një konferencë të përbashkët me presidentin shqiptar Bajram Begaj, Frank-Walter Steinmeier u shpreh se Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm.
“Është e rëndësishme të forcojmë miqësinë brenda Europës”, tha presidenti gjerman.
Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë./A2