Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës “pa luftuar”.
“Kam paralajmëruar për kompleksitetin e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Europës dhe kam vënë në dukje se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë”, tha Daçiq në një deklaratë për Tanjug pas një takimi me homologen e tij nga Islanda, Tordis Kolbrun R. Gilfadotir, vendi i së cilës do të marrë Presidencën e Këshillit të Europës
“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiq.
Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshill të Europës në maj të këtij viti.