Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani pas ceremonisë ka deklaruar për Gazetën Insajderi se e ndjera Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me foshnjën e saj brenda barkut.
“Foshnja nuk është hekur nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka vdekë me vdekjen e nënës”, tha Gajtani.
Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.
Ndryshe, vrasësi i 35-vjeçares, para pak minutave vrau edhe veten.