Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se gjyqësori nuk duhet të pres as pesë minuta që ta mbrojë pavarësinë e tij kur ajo cenohet.
Kështu ka deklaruar Miftaraj në Facebook, ku ka shtuar se, secili duhet t’i kuptojë se deri ku janë kompetencat dhe autorizimet që ia ofron Kushtetuta dhe ligji.
Ai ka deklaruar edhe se, kur këtë nuk e din, e mëson nëse do.
“Kur cenohet pavarësia e gjyqësorit nga vendimet e kundërligjshme të politikës, gjyqësori nuk duhet të pres as pesë minuta me mbrojtë pavarësinë e tij.Secili duhet ti kuptoj deri ku janë kompetencat dhe autorizimet që ia ofron Kushtetuta dhe ligji. Kur këtë nuk e din, e mëson, nëse don!”, ka thënë Miftaraj.